Hailey Baldwin dhe Justin bieber janë çifti më i ri i martuar në Hollivud.
Dyshja tashmë prej muajsh qëndron në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe çdo hap i tyre ndiqet me kuriozitet.
Sapo u martuan Hailey vendosi të merrte mbiemrin Justin duke lënë pas mbiemrin e fmailjes mjaft të njohur, Baldwin.
Modelja së fundmi ka zbuluar vështirësitë për t'u përshtatur me mbiemrin e ru dhe arsyen përse e ndryshoi.
“Mu desh kohë pak të mësohesha. Është padyshim shumë e çuditshme, duhet të përshtatem”, tha ajo për “Bustle”.
“Jam shumë krenare për mbiemrin e familjes. Vij nga një familje e mrekullueshme me histori në këtë industri. Më kujtohet kur doja ta ndryshoja, pyeta babanë nëse do të mërzitej dhe ai më tha: ‘Jo! Nuk më intereson. Ne të duam ty. Të gjithë e dinë që ti je një Baldwin’. Kjo është e vërteta!”, thotë Hailey.