Janë padyshim ndër çiftet më të komentuar në showbizz.
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber prej muajsh tashmë nuk u ndahen titujve rozë dhe jo më kot. Fundja Justin është një yll pop-i dhe Hailey është një prej modeleve më të përfolura në industrinë e modës.
E ndërkohë që shpesh e kemi vënë re ngjashmërinë në tipare të të dyve, pasi janë të dy bjondë, ndryshimi më i fundit në look-un e Hailey na ka bërë të mendojmë se janë binjakë.
Modelja ka prerë flokët dhe me siguri herën tjetër që ajo dhe partneri i saj do të fotografohen së bashku do të na duken si kopje identike e njëri-tjetrit.