Pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja Selena Gomez, Justin Bieber u martua shumë shpejt me modelen Hailey Baldëin. Pas marrëdhënies me Selenën çifti u përball me zemërimin e shumë fansave, të cilët nuk u treguan suportiv ndaj lidhjes së tij të re. Por nga veprimi i fundit i Hailey-t duket se ajo nuk mban mëri ndaj ndjekësve apo këngëtares. Hailey ka pëlqyer një postim në ‘Instagram” të një shoqeje të përbashkët të saj dhe Selenës, ku flitej për sipërmarrjen e re të 3-vajzave, mes tyre dhe artistes.
“Shumë e emocionuar që episodi i parë i serialit tim të fundit “Giving back Generation” është këtu. Ky episod është i veçantë për mua pasi personazhet kanë qenë miket e mia gjatë të 20-ave. Ne flasim për të mbështetur njëra-tjetrën, të falim dhe të rritemi së bashku”. Ky është postimi që Hailey ka pëlqyer, edhe pse aty përmendet ish- e dashura e bashkëshortit të saj , duke na lënë të kuptojmë se mes tyre nuk ka më armiqësi.