INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hailey nuk i paska mirë marrëdhëniet me vjehrrën e ardhshme! Ja si e sulmon mamaja e Justin [FOTO]

Hailey nuk i paska mirë marrëdhëniet me vjehrrën e ardhshme! Ja si e sulmon mamaja e Justin [FOTO]

Publikuar më: 12:32 22-07-2018

Mamaja e Justin Bieber nuk është munduar aspak të fshehi faktin se sa e pakënaur është ajo nga fejesa e Justin me Hailey Baldwin. 

Të paktën kështu thonë shumë adhurues të këngëtarit të cilët kanë vënë re një ndryshim në bio-n në Twitter të Pattie Mallette, mamasë së Justin.

Më pare në bio-n e saj shkruhej: “Po Justin Bieber është djali im.’”

patty.png

Por së fundmi ky përshkrim nuk ndodhet më në llogarinë e saj në Twitter. Në vend të tij ndodhen hashtaget #lovewins #lovearmy.

patty_1.png

Për më tepër, po në twitter ajo ka pëlqyer një koment nga ish-ylli i një reality show amerikan, në të cilin tallej me fejesat e shpejta.

“Përpara se djemtë e ‘Bachelorette’ t’i propozojnë një gruaje të cilën kanë vetëm pak ditë që e njohin, duhet të vijnë në shtëpinë time e të pastrojnë të vjellat e fëmijës tim, thjesht për t’u siguruar që e kanë seriozisht të gjithë këtë gjënë e ‘dua të krijoj një familje me ty,” shkruhej në koment.

Këto dy detaje, me sa duket i kanë bërë të gjithë adhuruesit e këngëtarit dhe modeles, të mendojnë se mamaja e Justin nuk e ka shumë qef Haileyn dhe është kundër fejesës së tyre të nxituar. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0021119117736816