Shakaja e 1 Prillit nuk doli ashtu siç duhej për Justin Bieber.
Këngëtari postoi një foto në “Instagram-in” e tij, ku shihej ekoja e një barku shtatzënë dhe të gjithë menduan se bashkëshortja Hailey kishte rezervuar një surprizë.
E gjitha ishte një shaka e Justin, por fansat kanë reaguar disi ashpër ndaj tij, duke sjellur një valë komentesh negative, ku e sulmonin se kjo ishte e pamenduart nga ai dhe ofenduese për njerëzit që nuk mund të lindnin një bebe.
Kështu që Justin bëri një postim sqarues në Instagram ku shkruante:
“Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë, unë jam një person që bëj shaka dhe kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër të parë për 1 Prillin kanë që t’u tregojnë prindërve që janë shtatzënë, për të parë reagimin e tyre. Por unë gjithsesi do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… Është si atëherë kur i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ajo qau. Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar…”.
Ky është një fenomen, që jo pak herë ndodh për 1 Prill, ku shumë njerëz nuk i kuptojnë limitet e shakave të tyre, duke ofenduar dhe cënuar dikë tjetër.