INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari: Disa këtu në Parlament nuk janë përfaqësues të vendit

Hajdari: Disa këtu në Parlament nuk janë përfaqësues të vendit

Publikuar më: 16:31 07-02-2019

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i kërkoi deputetëve të Parlamentit që të bëjnë më shumë për shqiptarët që zgjedhin të largohen. Edhe pse e bëri këtë thirrje, deputetja Hajdari tha se disa politikanë nuk janë përfaqësues të vendit.

“Disa politikanë si përfaqësues të vendit nuk punojnë për ta. Si pasojë ato detyrohen të largohen nga vendi dhe kryesisht drejt vendeve të BE. Ndaj them se kjo qeveri duhet të bëjë më shumë për ta. Unë kam patur takime me trupën diplomatike në BE në lidhje me çështjen. Edhe pse e dinë se Shqipëria është një nga ato vendet stabël. Ata e shikojnë më mirë të blejnë në biletë avioni dhe të ikin për Gjermani, Francë. Nuk është opozita, por duhet të jetë vullneti i të dyja palëve”, tha ajo në sallën e Paralementit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826