INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari: ''Nuk marr vendim kundër interesit të Shqipërisë/ Përjashtimi? Të njëjtën gjë bënë edhe me babain tim''

Hajdari: ''Nuk marr vendim kundër interesit të Shqipërisë/ Përjashtimi? Të njëjtën gjë bënë edhe me babain tim''

Publikuar më: 19:48 11-03-2019

'Unë nuk e shes shpirtin tim, në momentin që shpirti shitet nuk blihet më!'

Kështu deklaroi deputetja e Partisë Rudina Hajdari në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' ndërkohë që theksoi se nuk do ta djegë mandatin.

Teksa mori shembull atë që ndodhi me deputetin demokrat Myslym Murrizi, i cili u shkarkua nga PD se nuk dorëzoi mandatin, deputetja i kujtoi Partisë Demokratike se kjo gjë ka ndodhur dy herë edhe me babain e saj Azem Hajdarin.

'Dua t’i kujtoj PD-së që kjo nuk është hera e parë që përjashton deputetë. Ka ndodhur edhe në familjen time. Ka ndodhur dy herë madje, kanë përjashtuar tim atë, por janë penduar më pas. Gjatë jetës së tij ai është përjashtuar dy herë nga PD. Prandaj duhet të jemi shumë të matur kur marrim këto vendime. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial që shkon kundër Kushtetutës. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time, por do zgjedh interesin e Shqipërisë', tha deputetja.

Hajdari ka deklaruar se vendimi “on block” për djegien e mandateve dëmton interesin e Shqipërisë. Ajo tha se vendimi i partive opozitare mund ta çojë vendin në destabilitet.

“Ky vendim 'en block' dëmton interesin e Shqipërisë, dëmton në dy mënyra interesin e Shqipërisë, dëmton procesin e integrimit, dhe marrëdhëniet me partnerët tanë, veçanërisht SHBA. Ky vendim mund të na kushtojë shumë shtrenjtë. Ky vendim mund të na çojë edhe në destabilitet. Unë do doja që Shqipëria të mos e vuante kurrë këtë”, u shpreh deputetja demokrate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016579627990723