INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari reagon për 30 qershorin: ''Humbja e zgjedhjeve mësim, të ringrejmë të djathtën''

Hajdari reagon për 30 qershorin: ''Humbja e zgjedhjeve mësim, të ringrejmë të djathtën''

Publikuar më: 18:09 01-07-2019

Rudina Hajdari ishte një nga deputet e opozitës, e cila së bashku me Myslim Murrizin vendosi të mos digjte mandatin e saj, por të vazhdonte betejën politike brenda parlamentit.

Partia Demokratike mori vendimin për përjashtimin e saj, ndërsa Hajdari momentalisht është kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve opozitarë brenda kuvendit.

Hajdari ka pasur një reagim të sajin për zgjedhjet e 30 qershorit nëpërmejt një statusi në Facebook.Rudina shkruan se ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht që të marrësh drejtimin e duhur.

Më tej ajo shprehet se ringritja e së djathtës është e domosdoshme, ndërsa teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund.

"Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. 

Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund', shkruan Hajdari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566