Së fundmi moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, i ka habitur të gjithë me veshjet e saj të shtrenjta. Para disa ditësh ishte në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë u bë pikërisht këmisha e saj, e cila kushtonte mbi 1000 dollarë.
Gjithsesi për t’jua mbyllur gojën të gjithëve Alketa së fundmi ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku tregon me krenari garderobën e saj të stërmbushur me veshje dhe lloje të ndryshme këpucësh.
Alketa e ka renditur çdo gjë me rregull, duke filluar që nga këpucët që nuk mbarojnë, çantat e shumta e po ashtu edhe rrobat me ngjyra të ndryshme, të varura me kujdes.