Ende nuk është mbyllur 2018-a, por mund të themi me plot gojën se ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Era Istrefin. Pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, ku performoi këngën zyrtare të kampionatit botëror përkrah Ëill Smith dhe Nicky Jam, këngëtarja publikoi dy hite “Prisoner” e xhiruar në Xhamajka dhe më pas ajo e fundit “Oh God” me Konshens. Ajo i kishte munguar rrjeteve sociale për pak ditë si për të na treguar që i nevojiteshin disa ditë pushimi, por tashmë është rikthyer.
Era ka publikuar një foto sa artistike edhe aq seksi në Instagram, por vëmendje ka tërhequr edhe xhaketa e saj GUCCI që sipas faqes “whattheywearin” kushton rreth 3980 Euro.
Goxha lekë për një xhaketë.