Kim Kardashian ka shkuar në Australi për të takuar të dashurin e saj, Pete Davidson, i cili ndodhet atje me xhirimet e filmit "Wizards". Dyshja kanë darkuar në një restorant italian.
Kamarieri që i ka shërbyer Kimit ka treguar faturën e darkës që ka ngrënë çifti dhe ka treguar se ajo i la një bakshish të majmë.
“Sot mora porosinë e Kim në punë. Faleminderit për bakshishin e majmë”, shkruan ai duke i bërë tag edhe yllit televiziv.
Më tej kamarieri ka treguar se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga fansat e Kim se çfarë ka porositur ylli i “The Kardashians” duke postuar edhe faturën. Siç shihet në foto, e gjithë darka e çiftit ka kushtuar, 576 dollarë.