INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Hajde merri ato 5 mijë euro'/ Plas keq mes ish-banorëve, Ronaldo i përgjigjet Luizit dhe Kiarës: Mi premtove kur humba...

'Hajde merri ato 5 mijë euro'/ Plas keq mes ish-banorëve, Ronaldo i përgjigjet Luizit dhe Kiarës: Mi premtove kur humba...

Publikuar më: 12:33 04-07-2023

Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pasi këta të dy “e sulmuan” pas deklaratës së tij për Kiara Titon. Ronaldo tha në episodin e mbrëmjes së kaluar te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.

“Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.

Më pas ai i bëri thirrje që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother.

Përmes videos së shpërndarë në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.

Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjeyr nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725