INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Hajde rren hajde!', Robert Berisha i revoltuar ju përgjigjet shpifjeve nëpër rrjetet sociale!

'Hajde rren hajde!', Robert Berisha i revoltuar ju përgjigjet shpifjeve nëpër rrjetet sociale!

Publikuar më: 13:25 26-11-2020

U bë vetëm pak kohë që këngëtari Robert Berisha na erdhi në ekran edhe si moderator, me emisionin e tij të ri titulluar “Robi plaket kur don vetë”.

Në kaq pak kohë, programi i tij është kthyer në më të komentuarin e këtyre ditëve në media, madje për Robertin nisën të qarkullonin edhe lajme të rreme.


Këto lajme s’mund të shpëtonin për shumë gjatë pa u parë nga Roberti, i cili e ka marrë situatën në dorë dhe ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Në njërën prej mediave të Kosovës shkruhej:

“Robert Berisha: Sa të ketë në Kosovë votues të Vetëvendosjes, kurrë s’kemi me ec përpara.”


Por duket se kjo deklaratë ka qenë një shpifje, ndërsa këngëtari ka sqaruar i revoltuar se nuk do ta përfshijë asnjëherë politikën në emisionin e tij.

“Hajde rren hajde! Përveç atyre që kanë luftu për këtë vend, asnjë parti politike nuk përmendet në emisionin “Robi plaket kur don vetë”. Portale të killafta jeni ju që bëni këto shkrime.”- ka përfunduar Roberti.

Më herët, Roberti tregoi se do të ftojë në emisionin e tij edhe ish-partneren Nora Istrefi, e cila e ka pëlqyer formatin e tij dhe ka shprehur vetë dëshirën të jetë njëra prej të ftuarave.

 

Capture-26.jpg

Megjithatë nuk kemi ende një datë për prezencën e Norës në “Robi plaket kur don vetë”

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096