E dimë që Ronaldo i ka thjesht sa për një “kafe”, por ne ndoshta nuk i shohim as në ëndërr!
Mesa duket Cristiano Ronaldo po shijon periudhën më të mirë të jetës së tij. Ai gëzon një familje shumë të shëndetshme dhe si të mos mjaftonte suksesi në karrierën profesionale, futbollisti portugez i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat kanë treguar se këtë javë futbollisti i Real Madridit është fejuar në prezencën e miqve dhe familjarëve më të ngushtë.
Dhuratë në kuadrin e fejesës ka shërbyer unaza e firmës Cartier, e cila ka kushtuar plot 700 mijë paund dhe ka ardhur nga Londra. Sërish, mediat spanjolle kanë bërë me dije se Cristiano dhe Georgina kanë plane për të shkuar në altar.