INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajde SHQIPE! Rita Ora fiton çmimin e rëndësishëm në MTV VMAs, feston me Bebe Rexhën duke bërë SHQIPONJËN në këtë VIDEO

Hajde SHQIPE! Rita Ora fiton çmimin e rëndësishëm në MTV VMAs, feston me Bebe Rexhën duke bërë SHQIPONJËN në këtë VIDEO

Publikuar më: 16:01 21-08-2018

E morët vesh? Vajzat bërtasin me të madhe se Rita është SHQIPTARJA e parë që fiton një çmim në VMAs, ja videoja...

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ishte prezente në evenimentin e zhvilluar në New York ku bashkë me të ishte edhe një tjetër këngëtare shqiptare pikërisht Bebe Rexha. Të dyja kanë dhuruar spektakël duke shkëmbyer puthje në buzë me njëra-tjetrën në skenë.
Bukuroshet kanë tërhequr vëmendjen edhe me veshjet e tyre, ku Rita Ora është shfaqur me një fustan plotësisht transparent, ndërsa Bebe Rexha me një fustan gri me shkëlqim. Në videon më poshtë Bebe dhe Rita po festojnë me të madhe fitoren e ORA-s, duke thënë se ajo është është shqiptarja e parë që fiton një çmim në VMAs, pikërisht "Best Dance" në bashkëpunim me Dj që ka ndërruar jetë, Avicii. në fund të videos Rita feston duke bërë shqiponjën./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557