INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Hajdut xhepash”, arrestohet 57 vjeçari në Tiranë

“Hajdut xhepash”, arrestohet 57 vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 15:37 24-05-2016

Jo rradhë herë “hajdutë e xhepave” janë kthyer në problemartikë për qytetarë të shumtë në kryeqytet. Në jo pak raste, ata janë kthyer dhe në dhunues të “viktimave” të tyre, duke i plagosur rëndë.
Por dnërkohë mësohet se një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për disa vjedhje. Ai është Maksim Çuni, i cili u kap në flagrancë në repartin e konsultave në QSUT duke vjedhur një 25-vjeçare. Sipas policisë, ai i kishte vjedhur 200 mijë lekë të vjetra.
Po kështu, ai kishte vjedhur edhe një 54-vjeçar, të cilit i kishte marrë 250 mijë Lekë të vjetra. Nga hetimet, ai rezulton edhe autor i një vjedhje të ndodhur më datë 12 maj 2016. Por vjedhja në QSUT, ku u kap nga policia duket se i ka dhënë fund vjedhjeve të tij, të paktën deri në momentin që ai të dalë sërisht në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223