Mëngjesin e së martës u vodh shtëpia e reperit të famshëm French Montana. ‘Të paktën dy persona të armatosur janë futur në rezidencën e 33 vjeçarit’, konfirmoi shefi i departamentit të Calabasas për ‘Peple’.
Policët iu përgjigjën thirrjes për grabitje me armë rreth orës 08:00 të mëngjesit. Por pas arritje së tyre ne vendngjarje, të dyshuarit ishin larguar. Ndërkohë është ende e paqarë se çfarë ëhstë vjedhur.
Më parë Karim Kharbouch i njohur si French Montana e bleu këtë shtëpi nga Selena Gomez e cila po ashtu nuk kishte patur fat me banesën. Në 2014-ën një person u arrestua pasi u akuzua për vjedhje sepse hyri në shtëpinë e 26 vjeçares ndërkohë që ajo ishte në shtëpi. Ndoshta French Montana duhet ta mendojë seriozisht ta shesë shtëpinë.