Një pushuese gjermane ka rënë pre e hajdutëve në Syrin e Kaltër në Sarandë. Pushuesja 59-vjeçare me inicialet F.M me banim në Gjermani, kishte parkuar automjetin e saj tip Benz tek Syri i kaltër, kur në kthim ka konstatuar se i kishin vjedhur çantën e shpinës me rroba. Po ashtu, ajo kishte në makinë edhe një kamer të markës “Olimpia” dhe 200 euro. Policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.