Disa persona kanë vjedhur paratë e xhirros ditore në një pikë gazi në Fushë-Prezë në Tiranë. Autorët e vjedhjes kanë qenë të armatosur dhe janë futur me dhunë në pikën e gazit. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj personit që ndodhej aty dhe kanë marrë rreth 100 mijë lekë të reja.
Deri tani policia nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e autorëve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.