INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdutët s’ndalen, sulmojnë me thikë një të re në Tiranë

Hajdutët s’ndalen, sulmojnë me thikë një të re në Tiranë

Publikuar më: 09:27 11-04-2018

Vjedhjet banale nuk mungojnë në kryeqytet. Shumë persona nëse nuk realizojnë dot vjedhjen shkojnë deri në sulm fizik kundrejt “shënjestrës”. Një rast i tillë është shënuar në zonën e Ali Demit. Një vajzë e re nuk i shpëtoi dot sulmit të një grupi grabitësish të cilët e goditën me thikë.

Policia raporton së agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.
Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596