Vazhdojnë të shtohen vjedhjet në urbane, një e fundit është regjistruar ditën e sotme në urbanin e linjës së Kinostudios.
Siç shihet nga pamjet është i njëjti person i cili është denoncuar dhe në redaksinë e INTv-s disa muaj me parë.
Autori në videon e dorëzuar në INTv-i ka tentuar të vjedh portofolin e një vajzë të re në linjën e urbanit të Jordan Misja, e cila e ka ndjerë dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët menjëherë kanë ndërhyrë ai është përpjekur të dal me forcë nga dritarja e njëjta taktikë që përdor t'iu shpëtojë dhe në vjedhjen e fundit.
Në të dyja rastet autori është arrestuar nga policia por mesa duket vazhdon të endet ende i lirë duke kërcënuar çdo ditë sigurinë e qytetarëve.