INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajnaj inspekton pikat e kalimit kufitar në Qafë Botë, Port Sarandë dhe Kakavijë [VIDEO]

Hajnaj inspekton pikat e kalimit kufitar në Qafë Botë, Port Sarandë dhe Kakavijë [VIDEO]

Publikuar më: 14:21 17-08-2018

Pikat doganore në jug të vendit janë përballur ditët e fundit me fluks të lartë të lëvizjes si në hyrje edhe në dalje. Një nga pikat ku dje ka patur radhë të gjata pritjeje ka qënë Dogana e Qafë Botës. Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj , ka inspektuar tre pikat e kalimit kufitar në jug të vendit për të parë zbatimin e masave shtesë për sezonin veror 2018. Gjatë një interviste për mediat, Hajnaj ka theksuar se gjatë sezonit turistik nëpërmjet Qafë- Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj, si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj.
''Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, si në hyrje dhe në dalje janë shtuar sportelet edhe burimet njerëzore, me punonjës të policisë Kufitare, me qëllimin e vetëm për një menaxhim sa më të mirë të lëvizjes në hyrje dhe në dalje të shtetasve dhe për një shërbim sa më të kulturuar. Gjithashtu janë marrë masat dhe po ndiqen me korrektësi zbatimi i detyrimeve ligjore përsa i përket lëvizjes së mjeteve lunduese dhe të motorrëve të ujit.
Prandaj duhet të qartësojmë edhe njëherë se nuk do të lejohet edhe në vazhdimësi lëvizja e mjeteve lundruese edhe e motorrava të ujit në rast se vendbanimet ku ata do të lëvizin nuk janë në respekt dhe sipas vendimit të qeverisë. Një bashkëpunim i mirë është edhe me homologët tanë grek, në Pikat e Kalimit Kufitar në kufirin e gjelbër dhe atë detar. Në Pikat e Kalimit Kufitar përsa i përket menaxhimit të fluksit nga të dyja palët për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, në kufirin detar dhe atë të gjelbër për të evidentuar dhe goditur trafiqet e paligjshme. Policia e Shtetit do të monitorojë dhe do të menaxhojë deri në fund, sezonin turistik duke zbatuar me korrektësi të gjitha masat e marra, me qëllim mbylljen me sukses të këtij sezoni dhe pa asnjë lloj incidenti'' ka thënë Hajnaj.

 

Policia e Shtetit

Hajnaj inspekton pikat e kalimit kufitar në Qafë Botë, Port Sarandë dhe Kakavijë. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj , ka inspektuar pikat e kalimit kufitar në jug...

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104