INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakerat “Anonymous” godasin përsëri, këtë herë sulmojnë...[FOTO]

Hakerat “Anonymous” godasin përsëri, këtë herë sulmojnë...[FOTO]

Publikuar më: 12:10 27-12-2017

Grupi shqiptar i hakerave “Anonymous” është një grup i famshëm tashmë për sulmet e tyre kibernetike dhe për aktivitetin në facebook.

Lëvizja e tyre e parafundit ishte ajo ndaj shtetit francez, të cilit konkretisht i kishin sulmuar faqen zyrtare të policisë, si shenjë revolte ndaj vdekjes së shqiptarit Florenc Beqiri.

Ndërsa së fundmi grupi i hakersave shqiptarë të njohur si “Anonymous Albania” ka njoftuar se ka sulmuar faqet zyrtare të qeverisë si dhe ka thyer kodet e sigurisë në e-mailin e kryeministrit Edi Rama duke i vjedhur të dhëna private.

Këtë veprim grupi e ka njoftuar vetë përmes një statusi në facebook dhe e arsyeton këtë veprim nisur nga ngjarjet e fundit në vend.

“Anonymous Albania” kërkon dorëheqjen e Ramës në 2018-ën dhe zgjimi i popullit për shkak të korrupsionit" ka njoftuar grupi përmes postimit të fundit në profilin e tyre në facebook.

 

aeori_f23.PNG

 

 

 

f93q_r23.PNG

 

 

 

oiawerj_f9023q.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082