INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakerat sulmojnë sistemet kompjuterike, anulohen qindra fluturime në mbarë botën

Hakerat sulmojnë sistemet kompjuterike, anulohen qindra fluturime në mbarë botën

Publikuar më: 11:49 14-10-2016

Frika e një fushate të sulmeve kibernetike mbi kompanitë ajrore ka bërë që kompanitë kryesore ajrore të anulojnë fluturimet në mbarë botën.

Një zëdhënës i United Airlines tha për The Independent: “Ne jemi të vetëdijshëm se sistemet tona po rezultojnë me vonesa të fluturimeve. Ne jemi duke punuar për të zgjidhur çështjen dhe për t’i dërguar klientët në destinacionet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”.

United Airlines është ndër 3 kompanitë më të mëdhaja në botë.

Fluturimi i parë nga Britania e Madhe ka qenë i parashikuar për në ora 7:30 për në Washington, por pasagjerët thanë se avioni ishte një orë me vonesë.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494