INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakerët rusë vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA

Hakerët rusë vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA

Publikuar më: 08:15 29-09-2016

Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se vazhdon të ketë përpjekje për të ndërhyrë në bazën e të dhënave të votuesve amerikanë.

Hetuesit e FBI po vëzhgon nga afër dhe mendojnë se  hakerët rusë, po  tentojnë të prishin zgjedhjet në SHBA.

FBI, në muajin gusht, ka paralajmëruar 50 shtete të SHBA-së që të forcojnë sigurinë zgjedhore, pasi hakerët kanë sulmuar databaza online në Illinois dhe Arizonë.

“Natyrisht, jemi duke bërë punë shumë të madhe, përmes hetuesve të inteligjencës, për të kuptuar se çfarë duan rusët me zgjedhjet tona”, tha Comey para Kongresit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 8 nëntor.

Disa vëzhgues thonë se presidenti rus, Vladimir Putin, do fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump, përballë demokrates Hillary Clinton.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551