Feron e ka "gjetur belaja". Prej disa ditësh atij i kanë hakuar Instagramin dhe kanë publikuar përmbajtje të pahijshme në të. Foto personale të Feros si dhe e kanë ofenduar duke i ndryshuar bion, nga 'Unë jam baba', në 'Unë jam lopa' dhe së fundi 'Kali gomar dhe magar'.
Gjithashtu në story hakeri ka shkruajtur: Kush e don passowrdin e këtij Instagrami?
Fero këto ditë është munduar ta marrë mbrapsht akauntin e tij, por mesa duket nuk ka mundur, dhe hakeri i ka kërkuar para. Fero i ka dërguar një video atij, ku i thotë që t'ja kthejë Instagramin, pasi ai do t'ja japë lekët që ka kërkuar. Këtë video hakeri e ka postuar vetë në faqen e Feros.
Më pas ai ka publikuar edhe një foto hot të Arbenitës ku shkruan: A me vazhdu hala?