Përmes një mesazhi Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka përgëzuar punën e bërë gjatë zgjedhjeve të policëve në mbarë vendin.
“Ndonëse jemi në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, Ju përcjell falënderimet dhe vlerësimin maksimal për angazhimin Tuaj profesional, korrekt dhe ligjor të detyrës në këtë mision sa të rëndësishëm por edhe të ngarkuar.
Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën.
Respekt dhe krenar për çdo punonjës Policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.
Suksesi i kësaj detyre, mbetet moral i lartë për misione dhe sfida të tjera që kemi përpara”, u ka shkruar Çako.