Një 19-vjeçare nga Florida i ka vënë flakën një makinë që mendonte se i përkiste ish-të dashurit të saj, dhe këtë e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij.
Por ka ngatërruar automjet duke djegur makinën e një personi që nuk e njihte. Policia ka mundur të arrestojë Carmen Chamblee, falë pamjeve të siguruara nga disa kamera sigurie aty pranë.
Ajo do të gjykohet për zjarrvënie të gradës së dytë në mënyrë të qëllimshme.