INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Hakmarrja ruse’ dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Asnjë surprizë

‘Hakmarrja ruse’ dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Asnjë surprizë

Publikuar më: 08:49 31-03-2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve shqiptarë nga Moska si kundërpërgjigje e dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Tirana pak ditë më parë.

MEPJ thotë se vendimi nuk përbën surprizë.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht ngjarjeve të fundit kanalet diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Deklarata e plotë e MEPJ
Me datë 30 mars 2018, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury.

Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438