INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakmarrja i mori jetën. DETAJE të reja: Si e ndoqën Arben Bilalin nëpër Tiranë, bashkë me të ishte dhe...

Hakmarrja i mori jetën. DETAJE të reja: Si e ndoqën Arben Bilalin nëpër Tiranë, bashkë me të ishte dhe...

Publikuar më: 15:30 31-01-2019

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ish-policit Arben Bilali në Tiranë. Është mësuar se Arben Bilali është ndjekur për më shumë se 15 minuta nga atentatorët. Bilali ka qenë bashkë me një mikun e tij dhe po lëvizte me një makinë në Tiranë.

Nga ura e Vasil Shantos deri në Selitë, një makinë Mercedez-Benz ka ndjekur 50-vjeçarin, i cili ishte në vendin e pasagjerit në makinën e mikut të tij.

Sapo Arben Bilali ka dalë nga makina pranë banesës së tij, një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Më shumë se 15 të shtëna janë dëgjuar nga miku i Arben Bilalit. Plumbat kanë kapur vetëm 50-vjeçarin, shoku i tij i ka shpëtuar breshërisë. Policia dyshon se atentatorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Arben Bilalit.

Makina e tyre ishte me targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit, ndërsa në vendin e ngjarjes një kamera sigurie ka filmuar skenën e ekzekutimit.

Atentatorët nuk kanë dalë nga makina dhe ishin të maskuar, për t’i shpëtuar identifikimit.

Prej 9 vitesh Arben Bilali i ruhej atentatit. Në banesën e tij nga të gjitha anët ishin të instaluara kamera sigurie. Arbeni dilte rrallë, për të mos thënë fare, prandaj hetuesit dyshojnë se 50-vjeçari mund të jetë tradhtuar nga dikush, i cili ka dhënë informacion për lëvizjen.

Fqinjët u shprehën për Gazetën Mapo se Bilalin nuk e shihnin kurrë të dilte nga banesa.

“Edhe në raste vdekjesh nuk ka dalë nga banesa. Ai ruhej dhe për këtë arsye qëndronte brenda pasi i trembej një hakmarrje”, – u shprehën banorët.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja. Dyshohet se Arben Bilali ka qenë i përfshirë në disa ngjarje dhe konflikti me një grup kriminal në zonën e Yzbershitit mendohet se është motivi i vrasjes.

Deri më tani Policia nuk ka prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082