Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka treguar se ka raporte të mira me moderatoren Einxhel Shkira. Duket se marrëdhënia mes tyre ndryshoi, në kohën që Trixa ishte e lidhur me Donaldin, pasi ky i fundit ka pasur disa debate me Einxhel.
Por pas ndarjes së Veshajt me këngëtaren, duket se vajzat janë afruar sërish. Madje, në foton e fundit, të cilën e ka publikuar Einxhel, me një dedikim për të dashurin e saj, dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës.
“Hej, engjëll”, ka shkruar këngëtarja, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me simbole të zemrës.