Vrasja e ekstremistit grek ka tensionuar situatën. Një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës u sulmua orët e para të ditës së martë. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 1:00 të mëngjesit. “Ekathimerini” shkruan se “autoritetet besojnë se incidenti ka të bëjë me vrasjen që ndodhi të dielën në Shqipëri ku një shtetas grek u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë”. Sulmi me bombë Molotov u raportua ne mëngjes në zyrën turistike shqiptare, që ndodhet në rrugën Deligianni pranë stacionit Larissis. Sipas informacionit të parë autorët e hodhën molotovin duke shkaktuar dëme në fasadën e ndërtesës dhe më pas u larguan. Kompania operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve, duke transportuar mbi 140,000 pasagjerë në vit.