INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Halimi: Qeveria e zhytur në luks, në Kuçovë banorëve u mohohet buka e gojës

Halimi: Qeveria e zhytur në luks, në Kuçovë banorëve u mohohet buka e gojës

Publikuar më: 15:52 30-12-2017

Deputeti i partisë Demokratike Eduart Halimi denoncoi sot se në Kuçovë 320 familje dhe 730 invalidë nuk kanë marrë ndihmën ekonomike dhe shpërblimin.

Sipas tij qeveria është e zhytur në luks dhe u ka refuzuar bukën e gojës familjeve në Kuçovë.

‘Ndihma ekonomike për 320 familje në Kuçove dhe shpërblimi për 730 invalidët që marrin nga bashkia 3300 lekë në muaj, nuk janë dhënë.Nuk është kaluar dhe shpërblimi për të gjithë. Ndërkohë që qeveria,

Rama e të tijtë zhyten në luks dhe mendojnë për pushimet ekzotike dimërore, qindra banorëve ne Kuçove u mohohet buka e gojës’ shprehet Halimi

 

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508