Çdo njeri ka ditët e veta të këqija...Edhe Halle Berry.
Njihet si një nga femrat më të bukura të show biz-it, megjithëse është duke shkuar te të 50-at. Por Halle Berry nuk ishte në ditën e saj më të mirë. E fotografuar teksa arrin në Aeroportin Heathrow, në Londër, Halle shfaqet me një look të shkujdesur dhe një puçërr të madhe në mjekër. Megjithëse e veshur me shumë stil, shenja në fytyrë, eklipsonte stilin. E megjithatë, aktorja nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për ta mbuluar me make up.
Në këtë udhëtim, aktorja shoqërohej nga djali i saj dy vjeçar Maceo Robert Martinez dhe vajza tetë vjeçare (e cila nuk shfaqet në foto).
Aktorja e cila deklaroi divorcin në tetor të vitit të kaluar nga bashkëshorti Oliver Martinez, është fotografuar një muaj më me bashkëshortin Oliver Martinez. Mesa duket çifti janë afruar kohët e fundit dhe mund të ketë një bashkim të tyre, megjithëse asgjë nuk është bërë zyrtare.
Sipas një burimi, Oliver Martinez asnjëherë nuk ka qenë dakord për divorcin. Por nëse bëhet fjalë për një ribashkim përfundimtar, kjo mbetet për t'u parë në vijim e mbi të gjitha për t'u pranuar zyrtarisht nga Martinez dhe Berry.