INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Halli i Paulin Sterkaj. Ia thotë në sy Edi Ramës

Halli i Paulin Sterkaj. Ia thotë në sy Edi Ramës

Publikuar më: 15:17 26-09-2017

Vetingu, reforma zgjedhore apo çdo çështje tjetër është jashtë vëmendjes për Paulin Sterkaj. Deputeti socialist ka një tjetër “hall” e që lidhet direkt me buxhetin e familjes së tij. Shqetësimin e tij Paulin Sterkaj e ngriti në mbledhjen e grupit kuvendor, kur tha se çdo të enjte ai merr gjoba për parkimin e makinës.
Paulin Sterkaj:
“Kur shkojmë në Kuvend nuk kemi kushte për të parkuar, na vendosin gjoba. Jemi gati ta paguajmë dhe të jetë me pagesë. Por të na krijohen kushtet”.
Edhe pse kryeministri Rama i dha si zgjidhje ecjen në këmbë bashkarisht nga kryeministria deri te kuvendi, kreu i grupit kuvendor Taulant Balla tha se kjo çështje është zgjidhur në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.
Edi Rama:
“Gjobat janë njësoj për të gjithë. Paulin shkojmë bashkë, edhe si sportistë na bën mirë të ecim në këmbë. Ne mund ta bëjmë të gjithë në këmbë atë rrugë. Marr edhe flamurin i pari për ta çarë rrugën e Parlamentit me këmbë”.

Article Logic
Execution time: 0.0018599033355713