INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hallouin u bën mirë fëmijëve. Përballja me përbindëshat u largon ndjenjat e frikës

Hallouin u bën mirë fëmijëve. Përballja me përbindëshat u largon ndjenjat e frikës

Publikuar më: 12:44 31-10-2018

Festa e Hallouinit ku njerëzit shfaqen si përbindësha dhe zombie është e mirë për fëmijët, sepse i ndihmon ata që të përballen me ndjenjën e frikës. Në prag të natës së 'fantazmave' Paola Vinciguerra, psikoterapiste dhe presidente e Shoqatës Europiane  të çrregullimeve dhe sulmeve nga paniku (Eurodap) shpjegon se gjatë festës të gjitha frikët normalizohen dhe për një natë ato bëhen objekt talljeje dhe ironie nga ana e të gjithëve.  Në natën e 31 tetorit spektatorët e frikshëm, shtrigat e këqija, vampirët e uritur, mumiet dhe zombiet, kthehen në jetë dhe kështu frika lë hapësirë për lojë dhe argëtim. Emocioni i frikës, thekson ekspertja "është thelbësor në qeniet njerëzore, pasi na mbron nga rreziqet që mund të dëmtojnë jetën tonë apo atë të të tjerëve. Fëmijët  që maskojnë veten si përbindësha  dhe zombies sjellin një formë të ekzorcizmit të asaj që zakonisht shkakton terrori. Gjatë kësaj feste fëmijët e përfshirë në lojë  zbulojnë se këta personazhe nuk janë aq të rrezikshëm dhe mund të kuptojnë faktin se ata janë pjesë e një bote imagjinare. Shakatë me karakteret që lidhen me vdekjen mund të jenë një mënyrë për të shpëtuar nga ankthi për humbjen e jetës.  Sipas psikologes frika është një nga elementët kryesorë të vetë-ruajtjes, e cila na lejon të qëndrojmë larg rrezikut. Por, sa për fëmijët gjatë festës së Hallouinit, ajo mund të studiohet dhe të kapërcehet.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561