Sikurse e do edhe tradita e festës së Halloween edhe Presidenti Donald Trump dhe Zonja e tij Melania kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë fëmijët të cilët trokitën për të marrë karamele.
Çifti presidencial i mirëpriti fëmijët të veshur me kostume e të maskuar. Edhe Shtëpia e Bardhë ishte maskuar për Halloween, e pushtuar nga rrjetat e merimangës.
Por ajo të cilën mediat vunë re gjatë takimit me fëmijët është se manjati nuk e pëlqeu shumë fëmijën e veshur si T-Rex. Ndoshta e kishte frikë.
Ndoshta Trump nuk e ka vënë re, por mediat u fokusuan në fytyrën e tij teksa T-Rex kalonte dhe presidenti nuk i kushtonte aspak rëndësi.