INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Halsey ndjek rregullat e Dua Lipës, shpërthen në mes të koncertit: Mos...

Halsey ndjek rregullat e Dua Lipës, shpërthen në mes të koncertit: Mos...

Publikuar më: 14:47 16-07-2018

Halsey dhe G-Eazy u ndanë vetëm dy javë më parë, dhe kaq shumë gjëra kanë ndodhur në kaq pak kohë. Jo vetëm që këngëtarja ka shpërthyer në lot gjatë koncertit kur po këndonte këngën “Sorry”, por postonte vazhdimisht në twitter postime ku linte të nënkuptohej se G Eazy e kishte tradhëtuar.

Por momenti më epik ishte kur G Eazy u pa nën shoqërinë e Demi Lovaton ku ishin fotografuar duke u kapur për dore me njëri-tjetrin.

Saga e kësaj historie Halsey – G Eazy vazhdon dhe më e fundit është veprimi i çuditshëm që këngëtarja ka bërë gjatë koncertit të saj. Pasi qarkulluan lajme dhe fotot e Demi Lovatos dhe G Eazy, Halsye ka ndërprerë koncertin dhe ka dhënë disa këshilla për ish të dashurin. “Kohët e fundit kam mësuar se të jesh vetëm është shumë mirë. Mësimi i dytë që kam marrë është që mos fli me ish të dashurin”, është shprehur Halsey.

Kjo gjë mund të interpretohet në 3 mënyra: E para që G Eazy mund ta ketë tradhëtuar atë me ish të dashurën, e dyta që G Eazy dhe Halsey kanë fjetur bashkë pasi jnë ndarë dhe e treta që Halsey ka fjetur me ish të dashurin gjë që ka çuar ndarjen me G Eazy. Kjo e fundit mund të bëjë edhe sens sepse para pak ditësh kanë qarkulluar lajme se Halsey është parë nën prezencën e sih të dashurit. Mos harrojmë faktin që ajo shpërtheu në lot kur këndonte këngën “Sorry”.

Article Logic
Execution time: 0.0028810501098633