INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hamburgu hyn në histori. Zbuloni pse

Hamburgu hyn në histori. Zbuloni pse

Publikuar më: 09:53 31-05-2018
Hamburgu regjistrohet si qyteti i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe makinave me naftë  në disa nga rrugët e brendshme. Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë apeluar vazhdimisht për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane.
 
Kjo vjen si një përpjekje e tyre dhe Hamburgu kufizon kalimin e makinave me naftë, pasi Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla.
Por kjo është një goditje për prodhuesit e automjeteve dhe ka çuar në rënie të kërkesës për makinat me motor nafte.
 
Ndalimi prek të gjitha makinat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për makinë dhe 75 euro për kamionët.
Por në fazat e hershme të planit, policia do të kryejë ndalesa të rastësishme dhe do të lëshojë paralajmërime nëse është e nevojshme. Gradualisht, pas një periudhe tranzicioni, qyteti do të kthehet në zbatimin e plotë të gjobave.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551