Lewis Hamilton duket se është një kampion jo vetëm në pistë, por edhe jashtë saj. Një klasifikim i agjencive të specializuara në financat sportive, e vendosi pilotin anglez të Mercedes në majën e emrave më të paguar në të gjithë historinë e garave me makina. 489 milionë dollarë shënohen në llogarinë e britanikut nga kontratat, bonuset dhe reklamat.
Pas tij vjen Michael Schumacher me 468 milionë dollarë, por pas aksidentit paratë e tij po shkojnë për kurim. Ndërkohë i treti renditet Fernando Alonso me plot 458 milionë dollarë.