INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hamilton ndërron sport, nis të praktikojë boksin

Hamilton ndërron sport, nis të praktikojë boksin

Publikuar më: 17:46 28-01-2016

Piloti britanik Lewis Hamilton ka rritur dozën e përgatitjes fizike në prag të sezonit të ri, teksa ka vendosur të nisë të stërvitet në disiplinën e boksit. Aktualisht, kampioni i botës në Formula 1 ndodhet në Toronto të Kanadasë, ku dhe po vijon përgatitjen fizike, pasi ka mbyllur një tur promocional për sponsorët e tij në Amerikë. Ndërkohë që rivalët e tij kanë vijuar testet me gomat e shiut në Francë, Lewis ka zgjedhur të stërvitet në sportin e boksit.

“Sot nisa stërvitjen me boksin në Toronto”, ka shkruar Hamilton në faqen e tij zyrtare në “Instagram”. “Kam bërë një punë të mirë. Trajneri im i ri i boksit, Junmar, është numri 1”, ka thënë më tej piloti britanik, që gjithnjë ka patur dëshirë të provojë spore të reja. Hamilton shpreson që këtë vit të triumfojë sërish në betejën për titullun kampion për pilotë në Formula 1, ndërkohë që gara e parë sezonale do të jetë më 20 mars në Australi.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893