Lewis Hamilton doli triumfues sot në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, në pistën e Hockenheim duke thelluar në 19 pikë diferencën me shokun e skuadrës, Nico Rosberg i cili e përfundoi garën në vendin e 4-ërt, duke zhgënjyer fansat në vendin e tij. Në vendin e dytë u ngjit Daniel Riçiardo, i cili la pas shokun e skuadrës Red Bull, Max Verstappen. Pilotët e kokëkuqes Ferrari nuk morën më shumë se vendin e 5-të dhe të 6-të, me Vettel që la pas Raikkonen.
Gara nis mjaft mirë për Lewis Hamilton, që merr komandën që në start, duke përfituar edhe nga një nisje e keqe e Rosberg,për të mos e humbur më kryesimin deri në xhiron e 67 dhe të fundit. Për Hamilton ky është suksesi i gjashtë sezonal, i katërti radhazi, paraqitje që e bëjnë pilotin britanik pretendentin kryesor për fitimin e Botërorit.