Lewis Hamilton me Mercedes ka triumfuar sot në pistën e Spielberg, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Austrisë, garë të cilën e nisi nga vendi kreu dhe e ka mbyllur atë i pari. Por triumfi i kampionit të botës në fuqi erdhi vetëm në xhiron e fundit, në një duel dramatik me shokun e skuadrës Nico Rosberg, që deri në ato moment kryesonte garën. Një kontakt mes dy pilotëve bëri që Hamilton të marrë kreun, ndërsa Rosberg dëmton turirin dhe e përfundon garën në vendin e katërt. Në podium, bashkë me britanikun ngjiten edhe Max Verstappen me Red Bull (i dyti) dhe Kimi Raikkonen me Ferrari (i treti). Por kontakti mes dy pilotëve të Mercedes është nën hetim nga FIA.