Pas shumë muajsh në karantinë, Mozzik ka udhëtuar drejt Zvicrës për t’u takuar me vajzën e tij Hana. Reperi ka publikuar dje disa foto të ëmbla me vajzën e tij, me të cilën po çmallej pas kaq shumë kohësh. Në një tjetër foto, Mozzik shfaqet pranë vaskës teksa e vogla bën dush, ndërsa të dy shihen me dashuri. (lexo ketu).
Një ndër njerëzit shumë të lidhur pas Hanës është edhe xhaxhai i saj Getinjo. Së fundmi ai ka bërë një dedikim në instastory ku ka publikuar një foto të mbesës, krahës së cilës shkruan se ajo i kujton Mozzikun.
"Të dua. Kur të shoh ty, shoh vëllain tim të vogël", ka shkruar Getinjo. Kujtojmë se Hana ndodhet në Zvicër pranë mamasë së saj. Ditën e djeshme dhe Mozzik udhëtoi për në Zvicër për ta takuar.