Mozzik ka qenë i ftuari i Luana Vjollcës në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Reperi performoi disa nga HIT-et e tij më të pëlqyera nga albumi i tij “Mozzart”; ku ndër to ishte dhe “HANA”; kënga kushtuar vajzës së tij.
Pak para performancës së reperit moderatorja dhe autorja e emisionit Luana Vjollca i dedikoi një intervistë në lidhje me Hanën dhe emocionet e Mozzik ishin të mëdha.
Një ndër pyetjet ishte edhe me faktin se Hana po bën namin në Instagram edhe pse nuk ka mbushur ende 2 vjeç, si ka mundësi që i keni hapur instagram dhe ka më shumë followers se shumë artistë të tregut aktual?
Mozzik u përgjigj duke thënë se ai nuk ka dashur që Hana të ketë një llogari në Instagram; por ka qenë Loredana, mami i vajzës së tij; ajo që ia ka dashur dhe ia ka hapur një të tillë.
“Unë s’kam dashur fare me ia hap dhe as për ta hedhur në Instagram dhe rrjetet sciale. Por, nëna e vet ka shpreh dëshirën me ia hap dhe s’ia kam prish qejfin.”, u shpreh ai.
Vlen të thuhet se faqja e Instagramit të Hanës ka një rrjet ndjekësish vërtet aktivë dhe mund ta quajmë bebin më të famshëm shqiptar në rrjete sociale.