INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hande Erçel ndahet nga i dashuri për “Serkanin”, aktorin që “çmendi” shqiptarët?! Ky detaj po habit fansat!

Hande Erçel ndahet nga i dashuri për “Serkanin”, aktorin që “çmendi” shqiptarët?! Ky detaj po habit fansat!

Publikuar më: 15:38 12-09-2020

Aktorja turke Hande Erçel ka qenë këto ditë në vëmendje të mediave turke pas ndarjes nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç. Hande dhe Murat ishin bashkë prej vitesh teksa ndarjen e pranuan publikisht vetë ata duke u shprehur se vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin.

 Mediat turke shkruanin pak ditë më parë se shkak i ndarjes ishte bërë Hande, e cila sipas tyre ka nisur një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Hande dhe Kerem luajnë bashkë në serialin "Trokit në derën time", që po transmetohet në Turqi.

Kerem Bursin është i njohur për publikun shqiptar nga roli i "MKXH" në serialin "Dyshja fantastike". Kerem pas aludimeve se ai dhe Hande janë më shumë sesa kolegë, reagoi për gazetarët duke u shprehur se atë dhe Handen nuk i lidh asgjë më shumë sesa puna.

Ndryshe reagoi Hande, e cila kur u pyet nga gazetarët nëse është e vërtet që është lidhur me Keremin, u largua me makinë duke mos dhënë asnjë prononcim, shkruan xing Ky veprim shkaktoi më shumë thashetheme. 

-640-0-5f5ccdf6e0347.jpg

 

Nuk mbaron me kaq sepse lajmet mesa duket kanë qenë të vërteta. Sot në mediat turke shkruhet se babai i Hande, Kaya Erçel, ka filluar të ndjekë në Instagram Keremin dhe nënën e tij, Çiğdem Bürsin, ç'ka tregon se gjërat mes dy aktorëve janë bërë familjare.

-640-0-5f5ccdf70ff33.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004