INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hani bajame dhe gjasat për të vdekur janë mbi 50% më pak

Hani bajame dhe gjasat për të vdekur janë mbi 50% më pak

Publikuar më: 17:13 25-01-2016

Konsumi i arrave dhe llojeve tjera të bajameve është vërtetuar të këtë efekte pozitive shëndetësore, mirëpo, kjo që hulumtuesit e Universitetit të Navarra-s (Spanjë) erdhën në përfundim është fascinuese. Hulumtimi në fjalë u publikua në revisten Nutrition në vitin 2014 dhe nxiti shumë kundërthënie.

Hulumtuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e bajameve tek 17 184 pjesëmarrës të cilët dy herë në vit i’u përgjigjen një pyetësori përmes internetit (online) në lidhje me sasinë e konsumit të bajameve. Sasia e konsumuar e bajameve u analizua si sasi ditore e konsumit dhe sasi javore e konsumit.

Rezultatet treguan se individët të cilët konsumuan bajame të paktën dy herë në javë kishin 56% më pakë gjasa të vdekshmërisë të cfarëdo shkaku sesa ata të cilët konsumuan bajame fare pak ose kurrë.

Autorët erdhen në përfundimin se konsumi i bajameve është negativisht i lidhur me vdëkshmërinë e cfarëdo shkaku.

A është kjo e vërtetë apo vetëm një rastësi, mbetet të shihet në 5 vitet në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443