INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Hanibal’ prek Shqipërinë, ja cilat do të jenë kapriçot e motit

‘Hanibal’ prek Shqipërinë, ja cilat do të jenë kapriçot e motit

Publikuar më: 17:31 25-03-2018

U lodhët me kohën me shi dhe dëshironi pranverë?

Sipas parashikimeve të agjencive ndërkombëtare temperaturat e ulëta duket se nuk do të qëndrojnë shumë gjatë.

Parashikimet flasin për një valë të ngrohti afrikan i cili do të mbërrijë në javën e Pashkëve që prek edhe Shqipërinë ku temperaturat pritet që të shkojnë në 35 gradë celsius të dielën e 1 prillit.

Rryma e ngrohtë e emërtuar "Hanibal" duhet të mbërrijë nga Afrika të shtunën, një ditë para kremtimit të Pashkëve.

Vala do të sjellë temperatura shumë herë më të larta sesa ato që duhet të jenë në pranverë.

Por pas Pashkëve nuk vjen pranvera sërish kapricot e motit, do të nisë ulja e temeraturave dhe reshjet e shiut.

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289