Leon Dajaku është lojtari më i ri që është bashkuar së fundmi Bayern Munich-it. Talenti 18 vjeçar me origjinw shqiptare i cili spikati te akademia e Shtutgardit, ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te kampionët e Gjermanisë. Dajaku i ka kushtuar Bajernit plot 1.5 milionë euro.
Një investim tepër i rëndësishëm për të ardhmen, teksa goleadori shqiptar, do t’i bashkohet skuadrës B që militon në Ligën e Tretë gjermane për të fituar më shumë eksperiencë. Sulmuesi ka statistika mjaft mbresëlënëse ,2 sezonet e fundit realizoi 35 gola në 53 ndeshje me akademinë e Shtutgardit.