Nuk duhet t’i ketë pëlqyer Zayn-it kjo pamje.
Megjithatë nuk është se ka shumë alternativa pasi këto janë disavantazhet kur e dashura jote është një nga supermodelet më në zë në votë. Si e tillë, ajo është mësuar duke punuar “afër” me disa nga meshkujt më tërheqës në këtë industri. Por këtë herë Gigi Hadid duket se po e shijonte pak më shumë se zakonisht punën e sa ndërkohë që po përkëdhelej me një model mashkull për fushatën e re të Tommy Hilfiger. Të gjitha ndjesitë e bukuroshes 21 vjeçare u kurorëzuan me një puthje në drejtim të modelit, për një fushatë që padyshim nuk është e preferuara e Zayn.